Parathenie

Home
Parathenie

ERSILJA

New Page 4

Shkėndija poetike

 

Libri me poezi qė po merrni nė duar, tė dashur fėmijė, ėshtė shkruar nga Ersilja Ēeli, nxėnėse nė klasėn e katėrt tė shkollės nėntėvjeēare “Dora D’Istria” nė Tiranė.

Kur tė lexoni poezitė e saj, do tė bindeni se “poetja” e vogėl, moshatarja juaj,  ka shkėndijat e njė talenti tė lindur, qė po e kultivon me dashurinė dhe sinqeritetin e njė fėmije.

Nė poezitė e kėtij vėllimi poetik ju do tė gjeni botėn tuaj, ėndrrat tuaja, shpirtin dhe zemrėn tuaj tė pastėr. Para jush do tė shpalosen me njė gjuhė tė thjeshtė, me fjalė tė zgjedhura e figura poetike tė kuptueshme poezi pėr nėnėn e pėr babanė, pėr gjyshin e gjyshen, pėr motrėn dhe shoqen e ngushtė, pėr shkollėn e librin, por dhe pėr atdheun, pėr festėn e flamurit, pėr nėnė Terezėn e kryeqytetin tonė Tiranėn.

Ersilja na paraqet nė kėtė vėllim edhe dashurinė pėr natyrėn, pėrmes vargjeve pėr pranverėn e dimrin, borėn e detin kaltėrosh, pėr bletėn punėtore e dallėndyshen shtegtare. Ajo na pėrcjell edhe dhimbje pėr plagėt e kohės, si nė poezitė “Det i thellė, det i zi”, “Lypsari”, apo “Nėna dhe djali”. Por gėzohet e na sjell gėzim me vjershat pėr festėn e 1 Qershorit, tė Vitit tė Ri, tė 7 e 8 Marsit etj.


 

Nė kėtė vėllim tė thjeshtė ju, tė dashur fėmijė, do tė gjeni edhe disa poezi qė luftojnė veset e kėqija, apo nxjerrin nė pah cilėsitė e mira tė “personazheve”. Tė tilla poezi nė formėn e fabulave janė “Elefanti qė shkon nė qytet”, “Ēobani”, ‘Lepurushi i zgjuar”, “Djali dhe lulet”, etj.

Ja, pra, pse theksuam nė fillim qė bota poetike e Ersiljes ėshtė dhe bota juaj, bota e fėmijėve tė sotėm tė Shqipėrisė. Kjo shprehet mė sė  miri dhe nė poezinė “Ėndrrat e fėmijėve”, nga e ka marrė edhe titullin ky vėllim poetik

I urojmė Ersilje Ēelit udhė tė mbarė nė krijimtarinė poetike!

         

                                        Bardhyl Xhama

                                                   Mėsues i merituar

 

Ersilja Celi -