ERSILJA

Home
Parathenie

Mirė se erdhėt nė faqen time tė internetit

Kėtė faqe interneti do ti a kushtoj librit tim te parė me vjersha “Ėndrrat e fėmijėve”

kopertine.jpg
Kopertina e librit

New Page 3

Shkėndija poetike

 

Libri me poezi qė po merrni nė duar, tė dashur fėmijė, ėshtė shkruar nga Ersilja Ēeli, nxėnėse nė klasėn e katėrt tė shkollės nėntėvjeēare “Dora D’Istria” nė Tiranė.

Kur tė lexoni poezitė e saj, do tė bindeni se “poetja” e vogėl, moshatarja juaj,  ka shkėndijat e njė talenti tė lindur, qė po e kultivon me dashurinė dhe sinqeritetin e njė fėmije.

Nė poezitė e kėtij vėllimi poetik ju do tė gjeni botėn tuaj, ėndrrat tuaja, shpirtin dhe zemrėn tuaj tė pastėr. Para jush do tė shpalosen me njė gjuhė tė thjeshtė, me fjalė tė zgjedhura e figura poetike tė kuptueshme poezi pėr nėnėn e pėr babanė, pėr gjyshin e gjyshen, pėr motrėn dhe shoqen e ngushtė, pėr shkollėn e librin, por dhe pėr atdheun, pėr festėn e flamurit, pėr nėnė Terezėn e kryeqytetin tonė Tiranėn.

Ersilja na paraqet nė kėtė vėllim edhe dashurinė pėr natyrėn, pėrmes vargjeve pėr pranverėn e dimrin, borėn e detin kaltėrosh, pėr bletėn punėtore e dallėndyshen shtegtare. Ajo na pėrcjell edhe dhimbje pėr plagėt e kohės, si nė poezitė “Det i thellė, det i zi”, “Lypsari”, apo “Nėna dhe djali”. Por gėzohet e na sjell gėzim me vjershat pėr festėn e 1 Qershorit, tė Vitit tė Ri, tė 7 e 8 Marsit etj.

Nė kėtė vėllim tė thjeshtė ju, tė dashur fėmijė, do tė gjeni edhe disa poezi qė luftojnė veset e kėqija, apo nxjerrin nė pah cilėsitė e mira tė “personazheve”. Tė tilla poezi nė formėn e fabulave janė “Elefanti qė shkon nė qytet”, “Ēobani”, ‘Lepurushi i zgjuar”, “Djali dhe lulet”, etj.

Ja, pra, pse theksuam nė fillim qė bota poetike e Ersiljes ėshtė dhe bota juaj, bota e fėmijėve tė sotėm tė Shqipėrisė. Kjo shprehet mė sė  miri dhe nė poezinė “Ėndrrat e fėmijėve”, nga e ka marrė edhe titullin ky vėllim poetik

I urojmė Ersilje Ēelit udhė tė mbarė nė krijimtarinė poetike!

         

                                                                                   Bardhyl Xhama

                                                                                  Mėsues i merituar

Numri i shikuesve

New Page 3

 

 

 

Ėndėrrat e fėmijėve

     

 

  Atdheu

 

Atdheu im i dashur,

Me ngjyra si ylber,

I shtrenjtė je pėr mua,

Je vlerė pėrmbi vlerė.

 

Ke male tė larta,

Fusha e bregore,

Lumenj tė kulluar

E toka pjellore.

 

Atdheu ėshtė i shtrenjtė,

Ėshtė vendi ku ke lerė,

Gjithkush ndjehet krenar

Pėr tė kurdoherė.

 

Nė ēdo  vend tė huaj

Edhe po tė shkoj,

Me tokėn mėmė

Kurrė s’e ndėrroj.

 

Ndjehem shumė krenare

E mbushem me hare,

Kur them se jam shqiptare,

I shtrenjti im, Atdhe.

 

 

Nėnės

 

Tetė Marsi, ditė e shėnuar

Pėr nėnėn time,

Qė ėshtė kaq e ēmuar!

 

Lule tė freskėta

Mbaj nė duar,

Nėnės sime

Pėr t’ia dhuruar.

 

Je kaq e shtrenjtė

Moj nėnė pėr mua,

Mė solle nė jetė,

Sa bota tė dua!

 

Me gėzim mė mbush, moj nėnė,

Sa herė qė tė shikoj,

Je gjithēka pėr mua,

Tė dua, tė adhuroj.

 

Kėto vargje sot

Nga zemra mė burojnė,

Poezinė time

Ty, nėnė, ta kushtoj.

 

 

 

Bleta

 

Degė mė degė,

Lule mė lule,

Fluturojnė bletėt,

Duken si nure.

 

Nektarin thithin

Dhe nxitojnė,

Qė nė koshere

Mjaltin ta ēojnė.

 

Ėshtė i ėmbėl,

Me ngjyrė tė artė,

Pėr shėndetin,

Me vlerė tė lartė.

 

S’ka si bleta punėtore,

E palodhur, shembullore!

 

Gjithė ditėn ajo punon,

Mjaltin ne na e dhuron.

 

Bleta ėshtė si flori,

Kosheret janė si mbretėri!

 

 

Bora

 

Nė dritare dal,

Rri dhe vėshtroj,

Bora e bardhė bie,

Gjithēka e mbuloi.

 

Vrapoj me nxitim,

Tė luaj me topa bore,

Qė mua mė ngjajnė

Porsi akullore.

 

Gjithēka ėshtė mbuluar,

Nė kopshtin aty pranė,

Nga bora e bardhė

Qė zbardh anembanė.

 

Luajmė dhe vrapojmė,

Me gėzim tė madh,

Tė gjithė po bėjmė

Njė plak bore tė bardhė.

 

Bora qė ra,

Tė githėve na gėzoi,

Por ne fėmijėve

Shumė na argėtoi.

 

 

 

Motrės sė vogėl

 

Motra ime

Quhet Uarda,

Ėshtė e bukur,

Si rrezet e arta.

 

Ėshtė shumė e vogėl,

Por ėshtė e zgjuar,

Me kurreshtje mė shikon

Kur jam duke shkruar.

 

Lapsin merr ngadalė,

Fillon e pikturon,

Unė kėnaqem shumė

Kur vjersha mėson.

 

Librat i shfleton

Me doēkat e saj,

Ėshtė kaq e bukur,

Si lelet nė maj!

 

Motra ime, Uarda,

Shumė tė adhuroj,

Ndonėse je e vogėl,

Unė tė respektoj.

 

Vogėlushja ime,

Sa shumė qė tė dua,

Ēdo orė e minutė

Ėngjėll je pėr mua.

 

E dua shkollėn

 

Unė e dua shkollėn,

Sa shpirti im,

Ajo ėshtė e ēmuar,

Si Atdheu im.

 

Nė shkollė mėsoj,

Nė shkollė edukohem,

Me librat e mia

Mė shumė lartėsohem.

 

Mėsuesja ime,

Sa shumė qė tė dua,

Nė vitet qė vijnė

Sa keq qė s’je me mua!

 

Nė ēdo7 Mars

Jemi tė gėzuar,

Kur shkojmė nė shkollė

Me lule nė duar.

 

 

 

 

Ditėlindja e babait

 

Sot ėshtė ditė e vaēantė,

Sot ditė e shėnuar,

Se babai im

Ditėlindjen ėshtė duke festuar.

 

“Baba” – gėrma tė arta,

Skalitur nė zemrėn time,

Mijėra urime tė zjarrta

Dalin nga goja ime.

 

Faleminderit Zotit,

Qė mė dha kėtė baba,

Ėshtė i mrekullueshėm,

Si ai nė botė nuk ka!

 

Tė uroj pafundėsisht,

Sot nė kėtė ditėlindje,

Qofsh pėr jetė i lumtur,

Kudo dhe nė familje.

 

Shoh buzėt e tua

Qė qeshin me ngadalė,

Mė puth, mė perkėdhel,

Mė thua nja dy fjalė:

 

-Faleminderit, bija ime,

Pėr tė gjitha kėto urime.

Ti je drita e syve tė mi,

Ti mė mbush me krenari.

 

 

Gjyshes

 

Kur isha e vogėl,

Kisha njė gjyshe,

Mė puthte, mė perkėdhelte,

Mė ushqente si dallėndyshe.

 

Mė tundėte krevatin,

Mė vinte  nė gjumė,

Ėmbėl mė kėndonte,

Mė thosh tė dua shumė.

 

Syēkat mė mbylleshin,

Ngadalė e ngadalė,

Nė vesh mė tingėllonte

Njė ninull, njė pėrrallė.

 

Vitet si kaluan,

Ikėn me tė shpejtė!…

Dhe gjyshen e dua

Ta kem pranė pėr jetė.

 

Nga gjyshja ime

Kam mėsuar gjithēka,

Vath nė vesh i kam

Kėshillat qė mė dha.

 

Dita e parė e shkollės

 

Ditė e javė ikin,

E muajt varg shkojnė,

Dita e parė e shkollės

Ne po na afron.

 

Njė mėngjes i bukur,

Plot me emocion,

Ēantėn merr nė duar,

Nisesh pėr nė shkollė.

 

Rrugėt gumėzhijnė

Nga zėrat gazmorė,

Ēdo gjė mė e bukur

Kėtė vit shkollor.

 

Takojmė shokė e shoqe

Dhe mėsuesen tonė,

Ajo s’lodhet kurrė,

Kur ne na mėson.

 

Kur bie zilja e parė,

Zemra rreh si zog,

Klasat mbushen plot

Jemi prapė tok.

 

Mėsuesja na buzėqesh

Dhe nis me shpjegime,

Tė gjithėve na uron

Suksese nė mėsime.

 

Deti na fton

 

Deti i kaltėr,

I bukuri det,

Na fton tė notojmė

Nė valėn e lehtė.

 

Dielli i nxehtė

Buzėqesh nga lart,

Fėmijėt vrapojnė

Me gėzim tė madh.

 

Luajmė me valėt e detit,

Bėjmė kėshtjella rėre,

Oh, sa po kėnaqemi

Nė kėto pushime verore!

 

Pashė detet

Njė e nga njė,

Secili mė la

Mbresat e tij.

 

Deti i Durrėsit

Ėshtė i bukur,

Deti i Vlorės

Ėshtė mrekulli,

Deti i Sarandės

Ėshtė mbreti,

Ksamili-perla

Nė Shqipėri.

 

Erdhi pranvera

 

Erdhi pranvera,

Oh sa gėzim!

Gjithēka ėshtė e bukur,

Natyra ndrin.

 

Pemėt kanė ēelur,

Zogjtė po kėndojnė,

Nė lėndina bari

Nis e bleron.

 

Shqiponja e malit

Krahėt pėrplas fort,

Nė njė degė bilbili,

Kėngės po ia thotė.

 

Malet janė zhveshur

Nga petku i bardhė,

Fushat janė mbuluar

Me bukuri tė rrallė.

 

Moj stinė e pranverės,

Sa e bukur je!

Tė gjithė fėmijėt

I mbush me hare.

 

Elefanti qė shkoi nė qytet

 

Elefanti i vogėl sherret,

U nis pėr vizitė nė qytet,

Si pa qė nuk kishte shokė,

U shtri i mėrzitur nė tokė.

 

U ēua pėrsėri nė kėmbė,

Tė shkonte nė dhomėn qė kish zėnė.

Ia mbėrriti shėndosh e mire,

Pėr ushqim: njė vezė tė grirė!

 

Nga inati e hodhi nė kosh,

I uritur , me barkun bosh!

 

Mė pas shkoi nė shtrat,

Qė s’i nxėnte as feēkėn e gjatė.

Dyshekėt tė mbushur me ujė,

I shqeu, i bėri rrėmujė!

 

Kaloi ca orė i shkreti,

Nuk di nė fjeti a s’fjeti!

 

Me natė, nėn rrezet e hėnės,

U kthye nė strofkėn e nėnės.

 

Vjersha ime diēka do tė thotė,

Ėshtė njė fjalė e urtė nė botė,

Mėsojeni fjalėn e artė:

“Kali i huaj, tė lė nė baltė”.

 

Libri, miku im

 

Librin e kam shok,

Librin e kam mik,

Atė e shfletoj,

Me tė flas ēdo ditė.

 

Me librin krenohem,

Nė librėr mėsoj,

Jam e pėrgatitur

Nė shkollė kur shkoj.

 

Dhe kur jam e lodhur,

Librin marr nė duar,

Lodhja mė kalon,

Duke e lexuar.

 

Libri im i dashur,

Tė dua nė ēdo fletė,

Sepse ti mė jep

Njohuri pėr jetė.

 

Prandaj gjithė fėmijėve

U kėshilloj diēka:

-Librin ta duan shumė,

Se mik mė tė mirė nuk ka.

 

Nėnė Terezės

 

“Nėnė Tereza”:

Dy fjalė plot lumturi,

Dy fjalė plot dashuri

E plot mirėsi!

 

Kjo zemėr e madhe

Nė tė gjithė botėn

Bėri mrekulli

Pėr burra, gra, pleq e fėmijė.

 

Jetėn ia kushtoi

Popullit anembanė,

Tė gjithėve u fali

Dashurinė e saj.

 

Shumė njerėzve u dha shėrim

E shumė tė tjerėve u dha bekim.

Kjo nėnė e pavdekshme

Do kujtohet me nderim.

 

Tirana kryeqytet

 

Tiranė e bukur,

Tiranė plot jetė,

Tiranė e re,

Tirana ime!

 

Tek ti u linda,

Po rritem,

Po edukohem

E shkollohem.

 

Jam e lumturuar

Pėr kryeqytetin tim,

Tė rritur, zbukuruar

Si nė Perėndim.

 

Tiranėn e adhurojmė,

Vendin ku kam lerė.

Mė lart do ta ēojmė,

Krenare pėrherė!

 

Tekanjozi

 

Nė pallatin aty pranė

Ka dhe ēuna llafazanė,

Por ndėr ta dallohet Bani,

Tekanjozi, qaramani.

 

- Dua lodra, dua top,

Dua kasetė me hip-hop,

Biēikletėn ta shaloj,

Gjithė shokėve t’ua kaloj!

 

Pėrplas Bani kėmbėt fort

Edhe nis e qan me lot:

- Ėėė dhe uiii!

I dua tė gjitha tani!

 

- Ku t’i gjej, i thotė babai,

- S’kam t’i blej, i thotė mamaja,

Ndizet sherri, shtohet vaji,

Sikur po bėhet hataja!

 

Ngrihet gjyshi, inatosur,

Dy fjalė Banit po i thotė:

- Lėri nazet, fshiji lotėt

Dhe shko e luaj me shokėt!

 

Fėmijėt janė njėsoj,

Nė shtėpi, nė shkollė e lojė,

Mos e hap gojėn si furrė,

Mburravec mos u bėj kurrė!

 

Ēobani

 

Nė njė pyll diku mbi fshat

Njė ēoban kulloste dhitė,

Seē iu shkrep nė kokė njė ēast

Qė tė mblidhte njerėzinė.

 

- Ndihmė, ju lutem,

Ndihmė kėrkoj,

Ujku dhitė

M’i kafshoi!

 

Vrapojnė burra,

Vrapojnė gra

Tė shikojnė

Se ēfarė ka.

 

- Ē’ke ēoban? - pyet njerėzia,

- Ē’tė pėsoi bagėtia?

Qesh ēobani ha, ha, ha!

- Hiē, asgjė, bėra shaka!

 

Por njė plak kur e dėgjon,

Rėndė ēobanin e qorton:

- Po u talle me tė tjerė,

Turpin do ta kesh nė derė!

 

Baleti

 

Baleti ėshtė

Pasioni im,

E kam filluar

Me shumė gėzim.

 

Orėn e baletit

Mezi e pres,

Aty gjithēka mė ngroh,

Aty gjithēka mė ndez.

 

E veshur si mjelmė

Nis e vallėzoj,

Nė mes tė skenės,

Sikur fluturoj.

 

Emocioni mė pushton,

Pėr tė bukurin art,

Dėshira mė shtohet

Pėr lart e mė lart.

 

Nė tė ardhmen tė bėhem

Balerinė me famė,

Nė skenat e botės

Tė kėrcej anembanė.

 

Krishtlindjet dhe Viti i Ri

 

Festa e Krishtlindjeve

Dhe e Vitit tė Ri

Tė gjithė fėmijėt

I mbush me lumturi.

 

Viti i Ri,

O Viti i Ri,

Plaku yt

Na sjell dhurata nė shtėpi.

 

Fishekzare e lojra

Ne organizojmė,

Sa bukur fėmijėt

Si sorkadhe lodrojnė!

 

Pemėt e gjelbra

Janė zbukuruar,

Gėzojnė fėmijėt

Me pako nė duar.

 

Njė qershori

 

Njė qershori,

Festa jonė,

Tė gjithė fėmijėt

Po gėzojnė.

 

Dielli si flori,

Buzėqesh nga lart,

Mbi ne ka lėshuar

Rrezen e artė.

 

Balonat shumėngjyrėshe

Lodrojnė anembanė,

Tullumbacet e fėmijėve

Qiellin e ēajnė.

 

Shumė dhurata

Mbajmė nė duar,

Tė gjithė na urojnė:

- Nga mot gėzuar!

 

Det i thellė, det i zi

 

Det i thellė,

Det i zi,

Jetė njerzish

More ti.

 

Shumė nėna i le

Pa bij e pa bija,

Pėr babė e nėnė

Qante fėmija.

 

Deti me lot

U mbush pėrplot,

Ata qė mori,

Nuk kthehen  dot.

 

Nė fund tė detit

Mbetėn pa shpresė,

Njė nėnė, njė babė,

Njė nip, njė mbesė!

 

Pėrse, o det,

I more nė gji,

Pse vallė ndodhi

Kjo tragjedi?!

 

Lule tė shumta

Hidhen mbi valė

Dhe dhimbja shtohet,

Rritet si mal.

 

Festa e Flamurit

 

Vlorė, moj, e bukura Vlorė,

U ngrit flamuri

Tek ti

Mė njėzetetetė Nėntor.

 

Ky nėntor i bukur,

Nėntor plot shpresa,

Nėntori i lirisė,

Nėntori i Pavarėsisė.

 

Nga duararta Marigo

Flamuri u qėndis,

Pėr t’u treguar shqiptarėve

Ditėn e bukur tė lirisė.

 

Flamuri i shqipes

Valėvitet krenar,

Si gjaku i kuq

I dėshmorėve tanė.

 

Ismail Qemali

Ngriti flamurin nė Vlorė,

“Liria ėshtė e shqiptarėve,

Shqipėria do tė rrojė”!

 

Zogu i vogėl

 

Njė zog i vogėl

Ndaloi nė dritare,

Qe sa njė gogėl,

S’kish ngrėnė fare.

 

Me sqepin e tij

Nė xham  trokiti

Dhe mua shumė

Ai  mė ēuditi!

 

Hapa dritaren

Tė shoh se ē’ka,

Vėshtrimi i tij

Mė thosh “dua tė ha”.

 

I hodha thėrrime,

Dhe e ledhatova,

Nga zemra e tij e vogėl

Shumė urime mora.

 

Thellė nė shpirt ndjeva

Njė lumturi tė madhe

Pėr zogun e vogėl,

Qė ushqeva nė dritare.

 

Me shumė dashuri

Zogu mė shikoi,

Hapi krahėt e vegjėl,

Nė qiell fluturoi.

 

Shoqes sime

 

Pėr shoqen time

Kam shumė mall,

Ēdo kujtim nė mendje

Mė vjen si pėrrallė.

 

Flokėt i kish bjond,

Sy tė bukur e tė zi,

Fytyrėn rrumbullake,

Buzėt si qershi.

 

Jona e kish emrin,

Si deti i kaltėr Jon,

Shoqja jote Ersilja

Gjithmonė tė kujton.

 

Vitet kanė kaluar,

U bė kohė qė nuk e shikoj,

Lodrat qė bėnim bashkė

Asnjėherė nuk i harroj.

 

Por njė ditė tė bukur

Dera kish trokitur,

Ishte vėrtet Jona,

Erdhi krejt papritur.

 

Plot gėzim u mbushėm,

Me mall u pėrqafuam,

Miqėsinė e vjetėr,

Kurrė s’e harruam.

 

Ėndėrrat e fėmijėve

 

Ėndėrrat nė jetė,

Ėndėrrat nė gjumė,

Ėndėrrat e fėmijėve

Tė bukura shumė.

 

Eh, sa shumė ėndėrra

Janė nė kokėn tonė,

Ėndėrrat e fėmijėve

Mendjen na pushtojnė.

 

Secili nga ne

Ėndėrron pėr jetėn,

Vallė na tregojnė

Ėndėrrat tė vėrtetėn?

 

Tė gjithė fėmijėve

Unė u uroj

Ėndėrrat e tyre

T’i realizojnė

 

Dallėndyshe e vogėl

 

Dallėndyshe e vogėl,

Fluturon lart nė qiell,

Ikėn nga vendet me shi,

Vjen nė vendet me diell.

 

Dallėndyshe e vogėl,

Bishtin si gėrshėrė,

Ikėn dhe shtegton

Me muaj tė tėrė.

 

Ti na lajmėron

Ardhjen e pranverės.

Ma ndėrto folenė

Pėrmbi strehė tė derės!

 

Unė do tė kujdesem

Ҫerdhen tė ta ruaj,

Kur tė ēelin zogjtė,

Me ta do tė luaj.

 

Dallėndyshja e vogėl

U bė me fole,

Oh, sa mė gėzoi,

Mė mbushi hare!

 

Leprushi i zgjuar

 

Leprushi i vogėl

Nė kopsht kishte ardhė,

Tė hante karrota

E lakėr tė bardhė.

 

Me gėzim tė madh

Kėndonte, vallzonte,

Por dhelpra dinake

Aty e pėrgjonte.

 

Dhelpra iu afrua,

E mori me tė mirė:

- Leprush, tė jap unė

Pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė.

 

Leprushi i vogėl

Na ishte i zgjuar,

Porositė e mamit

Nuk i kish harruar.

 

Vrapoi porsi era,

Nga kopshti u largua,

Dheplrės dinake

Kurrė nuk iu afrua.

 

Lypsari

 

Ēdo ditė nė rrugė,

Ulur nė trotuar,

Shoh njė vogėlush,

Shoh njė lypsar.

 

Zgjat duart e tij

Dhe kėrkon lėmoshė,

Me sytė e pėrlotur

Dhe me barkun bosh.

 

Ėshtė gjysmė zhveshur,

Ulur mbi karton,

Dielli mbi kokė,

Djersa i kullon.

 

Mendja e tij e vogėl

Ėndėrron si ēdo fėmijė,

Tė shkojė nė shkollė,

Si unė e si ti.

 

Ėshtė zhytur vogėlushi,

Nė skamje, mjerim,

Mezi belbėzon:

- Zot, mė jep shpėtim!

 

Gjysh i Salės

 

Ēdo mėngjes

Nė shkollė kur shkoj,

Gjyshi Salėn

Unė takoj.

 

- Mirėmėngjes, zemra ime,

Ai mė thotė,

-Tė gjitha dhjeta

T’i marrėsh sot.

 

Mua dhe motrėn

Na mbėshtjell nė gji,

Me fjalė tė ėmbla,

Me plot dashuri.

 

Por ai ka edhe dy nipa,

Tė mrekullueshmit djem,

Njėri quhet Arvi

Dhe tjetri Noel.

 

E duan gjyshin,

Buzėgazin thinjosh,

Me ta nis kėndon,

Me ta bashkė lodron.

 

Kėshilla na jep

Gjyshi ynė Sala,

Gjithmonė na uron:

- Qofshi tė mbara!

 

Nėna dhe djali

 

Nis nėna tė birin

Nė mėrgim,

Me lot nė sy

E pėrqafim.

 

- Kij kujdes, o bir,

E porositi nėna,

- Mos i harro kurrė

Porisitė e dhėna!

 

Djali mbėshtet kokėn

Nė gjoksin e saj

Dhe fort e shtrėngon,

Me lotė e  me mall.

 

Priste  nė ankth

E gjora nėnė,

Njė lajm tė mirė,

Por erdhi njė gjėmė!

 

Lajmi i zi njė ditė

I ra si tėrmet,

Djali i saj si dritė

Qe mbytur n det!

 

Qau, e gjora nėnė,

Sa lotėt iu shteruan

Dhe fotografinė

S’e hoqi kurrė nga duart.

 

Pushimet dimėrore

 

Pushimet erdhėn,

Pushimet afruan,

Oh, sa u kėnaqėm,

Oh, sa u gėzuam!

 

Kėngė e vjersha

Ne recituam,

Ēdo fėmijė kishte

Njė dhuratė nė duar.

 

Festa vazhdoi,

Dhe  valle kėrcyem,

Oh, sa na gėzoi,

Oh, sa u dėfryem!

 

Rretheqark pemės,

Pakot radhė - radhė,

Mua mė dhuruan

Njė mace tė bardhė.

 

Mėsuesja e kėnaqur

Tė gjithėve na uroi:

- Viti i Ri, fėmijė,

I mbarė t’u shkojė!

 

Lulet dhe djali

 

Nė parkun e madh

Fėmijėt lodrojnė,

Por ka dhe nga ata

Qė lulet ngacmojnė.

 

Lulet shumėngjyrėshe

Na kanė rrethuar,

Por tė vjen keq

T’i prekėsh me duar.

 

Njė djalė i vogėl

Lulet kėput,

Iu afrova dhe i fola

Urtė e butė:

 

- Pse i kėput lulet?

S’tė vjen gjynah?

-Ē’tė duhet ty,

Mos je roje? - mė tha

 

I thash roje nuk jam,

Por lulet i kam xhan,

Me lulet thith aromė,

Ato ajrin e pastrojnė.

 

Fjalėt e mia

Djali i dėgjoi,

Me keqardhje i pa lulet

Dhe mė falėnderoi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ersilja Celi -